Vulin e do Kosovën nën rendin juridik të Serbisë

Ministri i punës dhe mirëqenies sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se do të ishte mirë që Kosova të ishte absolutisht në rendin juridik të Republikës së Serbisë, shkruan Tanjug.

Lajme

08/11/2015 12:27

Megjithatë, siç thotë ai, pasi një situatë e tillë nuk është si dëshiron ai, atëherë zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova të mos pranohet në UNESCO, transmeton lajmi.net.

“Më së miri do të ishte që Kosova të mos pranohej në UNESCO dhe të mos flitej fare për këtë, që kishat dhe manastiret tona ti mbrojmë ne. Më së miri do të ishte të mos kishte Rezolutë 1244, që Kosova të ishte absolutisht brenda rendit juridik të Republikës së Serbisë”, ka deklaruar Vulin.

Ai ka shtuar duke thënë se “pasi një situatë e tillë nuk ekziston, do të ishte më së miri që të mos kishte fare vendim për pranimin e Kosovës në UNESCO, ose që ky vendim të shtyhet”. (lajmi.net)