Vulin: Brukseli duhet ta dijë se krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thotë luftë ballkanike

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se qëllimi i shqiptarëve  është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Lajme

20/04/2017 12:11

Mirëpo, sipas tij kjo mund të ndodhë vetëm me një luftë të madhe ballkanike, transmeton lajmi.net.

“Prishtina dhe Tirana kanë treguar se qëllimi i tyre është krijimi i Shqipërisë së Madhe dhe bashkimi i gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan. Kjo mund të realizohet vetëm me një luftë të madhe ballkanike. E gjitha është bërë e qartë në Bruksel dhe në qoftë se këta të fundit nuk janë në gjendje ta dënojnë një sjellje të tillë atëherë përgjegjësia për ngjarjet e ardhshme bie mbi ta”, ka thënë Vulin./Lajmi.net/