Vulin bën homazhe te varri i Milosevicit

I ngarkuari i Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, bëri sot homazhe te varri i Slobodan Miloshevic, në tetë vjetorin e vdekjes së tij. MIloshevic vdiq teksa gjykohej për masakrat, gjenocidin dhe krimet e shumta të kryera në Kosovë e vende tjera.

Lajme

11/03/2014 11:32

Aleksandar Vulin i ka bërë homazhe ish Presidentit serb dhe liderit të Partisë Socialiste, Slobodan Miloshevic,  i cili vdiq tetë vjet më parë teksa ishte duke u gjykuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës.

Vulin së bashku me delegacionin e partisë së tij, teksa po vizitonin Pozherevacin sot, u deklaroi gazetarëve se ai ishte këtu për t’i shprehur nderimet Milosevicit, Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, në historinë e Serbisë.

Ai shtoi se Milosevic ishte mbrojtës i Serbisë në kohë të vështira “kur shpëtimi i saj ishte vënë në pyetje”.

“Milosevic e dinte se si të bënte gabime kur ishte fjala për të zgjedhur shokët e tij, dhe jo të gjithë shokët e tij ishin shokët e tij të vërtetë, ose shokë të Serbisë, por armiqtë e tij dinin që ta zgjedhnin atë pa mëdyshje”.

Ai shtoi se “të gjithë armiqtë e Milosevicit ishin armiq të Serbisë mbi të gjitha, dhe pastaj ishin edhe armiqtë e tij (Milosevicit)”.

Një numër i madh i qytetarëve ishin mbledhur sot në oborrin e shtëpisë së Milosevicit në Pozherevac, në vendin ku ai është varrosur.

Në mesin e tyre ishte edhe ish ministri is SPS, Milutin Mrkonjic, i cili vendosi buqeta me lule mbi varrin e Miloshevicit.

I pyetur pse Kryeministri Ivica Dacic nuk erdhi sot në Pozherevac, Mrkonjic tha se Dacic sot kishe “disa punë për të bërë” dhe se partia e tij “ishte shumë e bashkuar dhe e kompletuar”.

Sipas Mi#rkonjic, dita e martë shënon “tetë vjetorin që kur Milosevic ishte vrarë në Hagë”.

Ai shtoi se “çdo ditë që kalon konfirmon atë për çfarë Milosevic fliste”.

“Nëse nuk do të kishte marrëveshje të Dejtonit e cila do të definonte formimin e Republikës serbe, dhe sikur të mos ishte rezoluta e Kombeve të Bashkuara 1244 e cila lidhet me Kosovën, nuk e di se çfarë do të ndodhte me njerëzit që jetojnë përtej lumit Drina, dhe në Serbi”.

Ky zyrtar i SPS beson se roli i Milosevicit “qëndron akoma”,dhe se historia do të tregoj se ish presidenti ishte “burrshtetasi i fundit i këtij kalibri që ka qenë në këto rajone”.

“Pres që në veçanti lidershipi actual të njoh që Milosevici, një president që u vra në Hagë, të emërtohet një rrugë në emër të tij, apo diçka e tillë… dhe që familja e tij të lejohet të kthehet në Serbi”, tha Mrkonjic.