Vuçiqit i lejohet vizita në Kosovë për vetëm tri orë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq që të hyjë në territorin e Kosovës. Por, ai ka të drejtë të qëndrojë në Kosovë vetëm tri orë.

Lajme

28/03/2017 13:23

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Hoxhaj ka thënë se vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë. /Lajmi.net/