“Vuçiqit i kujtohet dialogu kur e ka punën ngushtë, siç është rasti me Kosovën”

Një debat ashpër është duke u zhvilluar në Serbi pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të zhvilloj debat të brendshëm dhe të përfundojë një herë e mirë çështja e Kosovës.

Lajme

25/07/2017 20:17

Mirëpo, me këtë deklaratë nuk ka pas pajtime nga politikanët serb, të cilët thanë, se Serbi nuk duhet të merr një vendim të tillë, pasi siç kanë thënë, Kosova është pjesë e Serbisë.

Njëjtë është deklaruar edhe nënkryetar i Partisë Demokratike (DS), Branislav Leçiq, i cili tha sot se Aleksandër Vuçiq kërkon dialog vetëm “kur ai i ka punët ngushtë”, si është çështja e Kosovës, ndërsa në të gjitha gjërat e tjera e merr përgjegjësi vet, transmeton lajmi.net.

“Ai i merr të gjitha përgjegjësitë mbi vete, vetëm kur ai i ka punët ngushtë, kërkon të trajtohet pasi  nuk mund të bëjë vetëm, ashtu siç është çështja e Kosovës, duke kërkuar dialog. Dialog kërkon vetëm atëherë kur ai e di se nuk ka pikë në politikë dhe që mund të jetë pikë negative për atë”, tha Leçiq për BETA.

Leçiq tha se dialogu është i nevojshme nëse Vuçiq nuk e fyen inteligjencën e popullit pasi ajo kërcënon zhvillimin e tij shpirtëror. /Lajmi.net/