Vuçiqi nuk do takime me Thaçin në stadium! (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qejf nuk do të ishte në të njëjtin vend me zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, apo me ndonjë politikan tjetër të shtetit të Kosovës, kur takimi nuk ka karakter politik.

Lajme

02/10/2015 20:56

Për këtë arsye, shefi i Qeverisë serbe ende nuk ka vendosur nëse do të udhëtojë në Elbasan, siç ishte marrë vesh me homologun e tij Edi Rama, për të përcjellë ndeshjen Shqipëri-Serbi, njofton Klan Kosova.

“Unë nuk kam vendosur ende nëse do të shkoj edhe pse jam marrë vesh me Ramën për të shkuar. Por, ai e shoh tani se ka ftuar edhe Thaçin dhe disa të tjerë e kështu me radhë. Nuk më pengon nëse Thaçi vjen në ndonjë tubim politik, por kjo është ndryshe. Nuk e di çfarë të bëjë. Do të vendos ditëve në vijim”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka kohë të vendos edhe pesë ditë, pasi takimi i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Evropian Franca 2016 zhvillohet më 8 tetor. /Klan Kosova

YouTube player