Vuçiq zbulon se çfarë do të bëjë Serbia nëse Kosova e formon ushtrinë

Aleksandar Vuçiq ka kundërshtuar sërish planet e Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Lajme

13/12/2018 14:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kundërshtuar sërish planet e Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Ai ka thënë se Serbia do të bëjë gjithcka në fuqinë e saj për ta kundërshtuar ushtrinë e Kosovës.

“Çdo gjë që mundemi”, u shpreh Vuçiq, transmeton lajmi.net. “Mos e përulni Serbinë dhe popullin serbë, nuk do t’ua lejojnë as Serbia e as populli i Serbisë”, shtoi ai.

Vuçiq ka thënë se vendimet e Prishtinës vijnë me mbështete të britanikëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ata nuk kanë të drejtë me asnjë akt ndërkombëtar të formojnë ushtrinë. Nuk mund të krijohet e drejta nga e padrejta. Ne jemi në pozitë të vështirë, shumë të vështirë”, u shpreh Vuçiq. /Lajmi.net/