Vuçiq ‘viktimizohet’ në Kroaci pas poshtërimit që ju bë nga gazetarët: Po më quajnë çetnik

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka marrë pjesë në një diskutim me gazetarët kroat, të cilët e “kryqëzuan” presidentin serb lidhur me deklaratat e tij në vitin 1995.

Lajme

13/02/2018 15:45

“Qyteti i Glinas dhe Krajina nuk do të jenë kurrë Kroaci, pjesëtarët e organizatës kroate nacionaliste “Ustasha” nuk do të arrijnë kurrë të mbërrijnë në këto troje” ishte kjo deklarata e dhënë nga tash presidenti serb, Aleksander Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Duke u pyetur se nëse ai do të kërkojë falje për këtë fjalim, Vuçiq tha se “nuk do të shihni një poshtërim të tillë nga unë, shkalla e respektit të juaj është në proporcion me poshtërimin që pritni t’i bëhet dikuj që vije. Por këtë poshtërim dhe frikë, nuk do ta shihni asnjëherë nga unë”.

“Sot kam qenë gjëja më e keqe për vetën dhe të pavërteten, por nuk do të përgjigjëm”, tha Vuçiq.

Vuçiq po ashtu shtoi se Serbia dhe Kroacia nuk kanë ndonjë kontest tjetër kufitar përveç 36 kilometrave të Danubit, dhe se ai me homologen e tij kroate, Kolinda Kitaroviq, kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme për këtë çështje, dhe për gjërat që kanë ndodhur para 25 dhe 28 vjetëve, mirëpo një gjë e tillë nuk do të thotë që palët nuk duhet të flasin.

Vuçiq në një moment të tensionuar të bisedës me gazetarët kroatë pati një moment tjetër kur  përdori një lloj viktimizimi për etiketimet që ai pretendon se po i bëhen atij.

“Bashkëpunëtorët e mi më kanë treguar se si jam përshkruar unë në mediat kroate, si një çetnik, unë nuk jam çetnik dhe askush nga familja ime nuk është e tillë, shtëpitë e mia u dogjën nga kroatët, por unë asnjëherë nuk do të pres kërkim falje nga dikush për këtë gjë.

“Jam shumë i lumtur që nuk do të ketë asnjëherë ndonjë Kryeministër apo President nga Kroacia që do të përjetojë një gjë të tillë në Serbi” shtoi Vuçiq.

Vuçiq doli jashtë kontrolli pas insistimit të gazetarëve me pyetjet për fjalimin e 1995-tës të mbajtur në Glina.

“Kjo shkallë e poshtërimit dhe përuljes, në mënyrë që ti të jeshë mjaftueshëm i mirë për të folur me dikë në Kroaci, mendoj që nuk do të sjellë rezultate” tha ai.

“Ju thashë  që dhjetë herë, nëse ju i referoheni 95-tës si një festë për ju, për ne është një trishtim, për të gjithë serbët, dhe kjo nuk është arsye për të mos biseduar serbët me kroatët”.

Ky debat me gazetarë kroat zgjati rreth 10 minuta, ndërkaq gjatë gjithë kohës Vuçiq i’u thoshte gazetarëve që mos ta ndërprisnin teksa fliste./Lajmi.net/