Vuçiq vazhdon deklaratat për politikanët kosovarë, merret me Abdullah Hotin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili njihet për komentet e tij për skenën politike të Kosovës, e ka bërë edhe një të tillë. Ai kësaj here ka folur për deklaratën e Abdullah Hotit kundër Edi Ramës. Sipas Vuçiq, Hoti i ka reaguar Edi Ramës për cështjen e “Presidentit gjithkombëtar” pasi është nxitur nga ndërkombëtarët.

Lajme

21/02/2018 12:48

Gjatë një interviste për një televizion në Serbi, Vuçiq ka komentuar deklaratat e Abdullah Hotit që doli kundër Edi Ramës, pasi ky i fundit tha në Kuvendin e Kosova se Shqipëria dhe Kosova në të ardhmen do të kenë një President të përbashkët.

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së duke i reaguar Ramës  kishte thënë se kjo është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, kishte shkruar ai.

E sipas Vuciq kjo deklaratë është nxitur nga ndërkombëtarët.

Përfaqësitë perëndimore I kanë shtyrë partitë politike në Kosovë të reagojnë negattivisht ndaj deklaratës së Ramës. E gjetën një funksioner Abdullah Hotin nga LDK’ja opozitare I cili tha se Tirana nuk po e respektonmjaftueshëm Prishtinën. Por askush tjetër nuk tha asgjë” ka thënë Vuçiq derisa ka komentuar deklaratatë e Ramës në Parlamentin e Kosovës.

Vucic ka shprehi të bëjë komente për zhvillimet politike në Kosovë. Ai në një deklaratë e kishte përshkruar Kadri Veselin si njeriun më të fuqishëm në skenën politike ndërkohë që kishte folur edhe për Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin, për të cilën kishte thënë se po përgatitet për të ardhur në krye të LDK’së.