Vuçiq: Urtësia jonë ruajti paqen në veri, ndryshe do kishte të vdekur nga të gjitha anët

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se rreth orës 4:00 të mëngjes, ka kuptuar se ka grupime të forcave shqiptare kundër të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lajme

15/01/2017 23:03

Ai gjatë një emision special në TV Pink – dedikuar trenit që dje u nis nga Beogradi me synimin të shkonte në veri të Mitrovicës – ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës kur shkojnë në veri duhet të merren vesh me SHBA-të dhe BE-në dhe serbët lokalë. Por, kjo shton se nuk ka ndodhur, transmeton lajmi.net.

“Treni nuk ishte provokim. Kur këta njerëz dëshironin të hynin në UNESCO si shtet i pavarur, por mendoj se ata vetëm donin të mburrnin më të. Më pas, pse janë të inatosur për murin? Ose po u pengojnë afresket, tri ngjyrat serbe apo se Kosova është Serbi. Mua këtu asgjë nuk më pengon. Ishte tren i zakonshëm e jo tank apo makinë e blinduar”, thotë ai.

Ai tha se nuk duhej që të bëhej kaq e madhe dhe tragjike kjo punë pasi ai ishte vetëm një tren, jo një tank, jo një avion, thjeshtë ishte një tren që qonte udhëtarët të zakonshëm dhe prindër me fëmijë.

“Kemi mundur ta shtyjmë trenin deri në Mitrovicë, por nuk ishte interesi jonë. Do të kishte të vdekur në të gjitha anët. Ky incident u ndal nga ne”, theksoi kryeministri serb. /Lajmi.net/