Vuçiq tregon se përse Serbisë i nevojitet NATO

Kryeministri i Serbisë, Aklesandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia vazhdon të jetë neutral sa i përket aleancave ushtarake.

Lajme

16/02/2016 12:48

Por lidhur me NATO-n, ka thënë se Serbisë i duhet kjo aleancë për t’i mbrojtur dhe kujdesur për serbët në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Këto komente Vuçiq i ka bërë pas kritikave të vazhdueshme të opozitës djathtiste serbe, të cilët po e akuzojnë atë për bashkëpunim me aleancën veri-atlantike.

Ndërsa duke folur për përparimin e këtij shteti, Vuçiq ka thënë se Serbia gjatë pesë viteve ka arritur zhvillim ekonomik, ndërsa tash ka arritur ta tejkalojë edhe recensionin. Ai ka shkuar edhe më lartë duke thënë se nuk do të qetësohet përderisa Serbia të mos hyjë në 40 shtetet më të zhvilluara në botë.