Vuçiq thotë se shqiptarët i gëzohen dështimit të tij – Lajmi.net
Vuçiq thotë se shqiptarët i gëzohen dështimit të tij
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 17:13, 10 February 2019
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi ‘të gjitha mediat në Kosovë si lajm kryesor dje kishin protestat kundër tij’.

Vuçiq ka thënë se tani është e kuptueshme dhe shihet se kush po shpreson në rënien e tij.

“Në Graçanicë kanë protestuar vetëm 19 persona ndërsa në Mitrovicë 53, a është e mjaftueshme kjo në një pjesë ku jetojnë më shumë se 19 mijë serb”, ka pyetur Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se shqiptarët janë kundër dhe gëzohen për dështimin e tij, pasi si lider serb ai po i mbron interesat e serbëve në Kosovë dhe kjo e bën edhe më të suksesshëm.

Tutje, Vuçiq është shprehur mirënjohës ndaj serbëve në Kosovë në veçanti ndaj atyre që kanë ruajtur shtëpitë edhe kur ishin të rrezikuar.

Theksojmë se mbrëmë janë zhvilluar protesta në Beograd dhe qytete tjera. Protestuesit po e akuzojnë Vuçiqin për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politik.

Në shenjë pakënaqësie ata po e kërkojnë dorëheqjen e tij. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO