Vuçiq thotë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si të pavarur

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, por do të bëjë çmos që raportet mes shqiptarëve dhe serbëve të normalizohen.

Lajme

17/10/2015 15:56

Ai në përvjetorin e shtatë të partisë së tij (Partia Përparimtare Serbe), ka thënë se bisedimet me Kosovën në Bruksel, nuk janë fare të lehta, transmeton lajmi.net.

“Bisedimet nuk janë fare të lehta. Nganjëherë janë të papërballueshme dhe ngjajnë në dhimbjen dorës së thyer. Ende do të ketë pakënaqësi dhe ngritje të tonit, por detyra jonë kryesore është që anija të arrijë paqësisht në breg dhe udhëtarët dhe qytetarët e Serbisë të fitojnë prosperitet”, ka thënë Vuçiq. (lajmi.net)