Vuçiq thotë se marrëveshja me Kosovën do të jetë më e keqe se ferri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar me të keqe se ferri arritjen e marrëveshjes me Kosovën.

Lajme

18/02/2019 10:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pas dy dekadave mosmarrëveshjeje me Kosovën, është koha për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Në një intervistë dhënë për agjencinë amerikane “Bloomberg”, Vuçiq po ashtu ka thënë se arritja e një marrëveshje me Kosovën do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, transmeton lajmi.net.

Në këtë intervistë dhënë për “Bloomberg”, gjatë kohës sa ai mori pjesë në Samitin e Sigurisë në Mynih, Vuçiq ka thënë se arritja e marrëveshjes me Kosovën do të jetë më e keqe se ferri.

Po ashtu presidenti serb ka thënë se së pari taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe duhet të revokohet dhe më pas secila marrëveshje që arrihet duhet të përfshijë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Sipas Vuçiqit, marrëveshja në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin ishte një marrëveshje shumë e lehtë, por që sipas tij, ndërkombëtarët po bëjn presion te ai dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes të dya vendeve.

“Përfundimi i marrëveshjes në mes të Greqisë dhe tani vendit që quhet Republika e Maqedonisë Veriore ishte më e lehtë”, us hpreh Vuçiq për “Bloomberg, transmeton lajmi.net.

Sipas agjencisë amerikane, arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë do të lejonte që të dyja vendet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian e në veçanti Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

Vuçiq po ashtu ka thënë se si Kosova ashtu edhe Serbia e di së çfarë dëshiron për të ardhmen e vet.

Sipas “Bloomberg”, Vuçiq citohet të ketë thënë se nuk ka iluzione se do të jetë e lehtë për serbët që siç u shpreh ai, ta pranojnë shkëputjen e krahinës së tyre, duke i referuar Kosovës si krahinë. /Lajmi.net/