Vuçiq të dielën në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën do ta vizitojë veriun e Kosovës.

Lajme

27/02/2016 12:25

Klan Kosova mëson se ai do të qëndroj në veriun e Mitrovicës dhe në Zubin Potok.

Ndërkohë, në pjesën mbi lumin Ibër,  tashmë janë vendosur billbordat me portretin e Vuçiqit dhe me porosinë: “Kryeministër, mirë se vjen në Kosovën serbe”.

Pavarësisht se nuk ka njoftim zyrtar për vizitën, partia opozitare serbe, DSS ka reaguar duke e akuzuar Vuciqin se me këtë ardhje në Kosovë, po synon të fitojë vota për zgjedhjet që mbahen pas pak javësh ne Serbi.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, serbët kosovar  që paguhen prej buxhetit të Serbisë janë të obliguar që në ditën e vizitës së Vuçiqit, me autobusë të organizuar, të shkojnë në sallën e sporteve në Zubin Potok, ku Vuçiq do të mbajë fjalim.