Vuçiq takon diplomatin amerikan: Për Amerikën është OK që Kosova të ketë ushtri

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit Wess Mitchell. Vuçiq pas takimit ka thënë se kishte një bisedë të mirë, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe të rëndësishme rreth marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajme

14/03/2018 13:11

Siç thotë ai me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, diskutuan për disa tema, por mbi të gjitha për Kosovën.

“Qëndrimet tona janë mjaft të ndryshme, të ndryshme dhe të largëta në aspektin e Kosovës. Është e rëndësishme që Mitchell ndryshe nga shumë të tjerë, e ka dëgjuar atë që e ka për ta thënë Serbia, e ndoshta edhe e ka kuptuar. Unë jam mirënjohës ndaj tij për këtë…”, ka thënë Vuçiq në një konferencë shtypi.

Sipas Vuçiqit, Serbia dhe SHBA nuk bien dakord kur është fjala për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por ata janë pajtuar se duhet të ruhet paqja dhe të vazhdohet dialogu në Bruksel nën patronazhin e Bashkimit Evropian.

“Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj në lidhje me marrëveshjet e Brukseli – Gjyqësori, policia, lëvizja e lirë, telekomunikacionit… Shqiptarët kishte vetëm një dhe ajo e traktateve ligjore ndërkombëtare dhe Bashkësinë e Komunave Serbe, e ato nuk i ka plotësuar”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Vuçiq i është ankuar diplomatit amerikan se Kosova nuk do t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit, respektivisht nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Tutje, Vuçiq ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, i cili ka thënë se në Kosovë ekziston vetëm KFOR-i, kurrfarë forcash tjera. Ai thotë se këtë e parasheh edhe Rezoluta 1244. “Prandaj është pyetja për mysafirët që flasin për ushtrinë, të tregojnë cilindo nen, paragraf, çka do qoftë. Ata atë e mbështesin në tjera çështje, respektivisht në atë se e njohin si shtet të pavarur, kështu që për ta është në rregull që shteti i tillë të ketë ushtri”, ka thënë presidenti serb.

Nga ana tjetër, Mitchell ka deklaruar se SHBA e përkrahin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe i ka thirrur të dy palët që t’i zbatojnë të gjitha obligimet që i kanë ndërmarrë.

“Vizioni i Serbisë është prosperiteti, paqja me fqinjët dhe integrimi me Perëndimin është qëllim i të gjithë neve”, ka përfunduar Mitchell. /Lajmi.net/