Vuçiq takohet sot me Putin në Rusi, diskutohet edhe për Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka arritur dje në Moskë, ndërkaq që sot do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Temë diskutimi e këtij takimi pritet të jetë edhe Kosova.

Lajme

02/10/2018 08:01

Pas vizitës së presidentit Thaçi në Ujman dhe pranisë së Njësisë Speciale atje, presidenti serb kishte thënë se do të kërkojë edhe ndihmën e Rusisë, transmeton lajmi.net.

E në lidhje me kërkesën e tij ka reaguar dje edhe sekretari i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Ai ka thënë se vizita e Vuçiqit në Rusi nuk lidhet vetëm me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe se një vizitë e tillë është paralajmëruar shumë kohë më parë.

I njëjti, në lidhje me kërkesën e Vuçiqit kishte thënë se do të ishte e nxituar të flitej nëse Rusia do t’i dalë në ndihmë apo jo.

Ndërkaq ministria e Jashtme Ruse gjatë ditës së djeshme kishte thënë se aktet e tilla në veri përbëjnë provokim për sigurinë./Lajmi.net/