Vuçiq: S’kemi kushtëzime, Thaçi e di se jam i gatshëm për dialog

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Munih me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Lajme

16/02/2019 16:51

Gjatë një bisede mes tyre ku i pranishëm ishte edhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, Vuçiq tha se Serbia nuk ka kushtëzime për dialogun.

“Marrëveshja e përbashkët duhet të jetë e barabartë, jo njëra anë të merr diçka e tjetra asgjë .Nuk kemi bërë kushtëzime, tani e kemi edhe tarifën që na keni vendosur”, tha ai.

Sipas Vuçiq, humbjet e Serbisë nga kjo tarifë kanë arritur deri në 45 milionë euro në muaj.

Vuçiq tutje shtoi se sipas tij Thaçi e di se Serbia është e gatshme të dialogojë në çdo moment dhe siç thotë ai Serbia i respekton interesat e shqiptarëve.

“45 milionë euro i humbën në muaj. Ne nuk duam me askënd tjetër të bëjmë dicka të tillë. Thaçi e di se unë jam i gatshëm për të biseduar çdo herë. Ne i respektojmë interesat e shqiptarëve, mirëpo kemi edhe interesat tona”, tha Vuçiq. /Lajmi.net/