Vuçiq: S’ka zgjidhje reale në rajon pa përfshirjen e SHBA-së

​ Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Amerika është një faktor kryesor për zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Lajme

22/09/2017 22:24

Ai në New York ka thënë se SHBA është një prej partnerëve më të mëdhenj të Serbisë dhe se ata flasin për çdo gjë me ta për t’i zgjidhur problemet, shkruan Tanjug.

“Kam pasur një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres ku diskutuam për rolin e kësaj organizate në zgjidhjen e problemeve në Ballkan”.

“Mendoj që OKB është duke u bërë më e vetëdijshme për rëndësinë tonë në rajon, por që edhe problemet që mund të ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq.

Në takimin me Guterres u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi. /Lajmi.net/