Vuçiq: S’ka vazhdim të dialogut pa heqjen e masës së importit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë për herë të parë sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në Bruksel, pa heqjen e taksës prej 10 për qind ndaj mallrave serbe që importohen në Kosovë.

Lajme

19/11/2018 23:19

Sipas tiij, veprimi i Prishtinës është shkelje e marrëveshjeve të CEFTA-s, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi në gjendje të flasim në çfarëdo kohe. Mirëpo si të flasim kur 12 vite pas marrëveshjes së CEFTA-s,  ata nuk zbatojnë diçka që vetë e kanë nënshkruar”, ka thënë ai.

Presidenti serb tutje tha se pret që Beogradit të korr sukses edhe në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, ku ai pret që Kosova mos të marrë votat e mjaftueshme për pranim.

Sipas tij, Serbia është përballur me presion të vazhdueshëm për Kosovën në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ministrat e Tregtisë së Bosnjës dhe Serbisë i kanë shkruar letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku i kërkojnë që të ushtrojë presion mbi Prishtinën për tërheqjen e këtyre masave./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Masat e Qeverisë ndaj importit të mallrave, Bosnja e Serbia i shkruajnë letër Mogherinit