Vuçiq: Shtymë vizitën e Ramës, nuk lejojmë fyerjen e kombit serb

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, donte ta anulonte krejtësisht vizitën e Edi Ramës në Beograd, por pas presionit ndërkombëtarë, u gjet kompromisi që ajo të shtyhet për 10 nëntor. 

Lajme

20/10/2014 10:50

Vuçiq ka thënë se nuk lejojnë fyerjen e kombit të tyre. 

“Jemi pro asaj që problemet duhet të zgjidhen me dialog, por qeveria serbe ka dashur të tregoj se nuk e lejon askënd që ta fyej shtetin dhe kombin serb”, ka thënë kryeministri serb për gazetën Blic.