Vuçiq: Po e presim vendimin e Shkupit dhe Podgoricës për Kosovën në UNESCO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar më në fund largimin e stafit diplomatik nga Maqedonia.

Lajme

21/08/2017 13:17

Mediat më herët raportuan se kjo lidhet nga përkrahja që shteti maqedonas do t’i jap Kosoës pës anëtarësim në UNESCO, dhe kjo duket se po del të jetë e vërtetë.

Vuçiq para gazetarëve ka thënë se Serbia po e pret vendimin e Shkupit dhe Podgoricës nëse do ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Unesco apo jo.

“Ne do të ndërtojmë raporte të mira me Shkupin, por këto raporte duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë. Ne do të shohim nëse shqiptarët do të lëvizin për anëtarësimin në UNESCO, dhe do të presim se çfarë do të thonë Shkupi dhe Podgorica. Ne duhet të përgatitemi dhe të dijmë se si ato do të përgjigjen”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net

“Ka shumë spekulime, por unë mendoj se në 10 ditët e ardhshme çdo gjë do të jetë me qartë”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiq ka thënë se inteligjenca serbe ka marrë prova të mjaftueshme për qëndimeet ofenduese nga Shkupi ngaj organeve shtetërore të Serbisë.

Stafi diplomatik nga ambasada serbe në Shkup u largua mbrëmë. /Lajmi.net/