“Vuçiq po e përgatit publikun për njohjen e Kosovës”

Se a do t’i përgjigjet lëvizja opozitare “Dveri” thirrjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm rreth Kosovës do të vendosë Kryesia e kësaj lëvizjeje, kur ajo ta marrë ftesën

Lajme

25/07/2017 13:43

Kështu ka deklaruar presidenti i “Dveri” Boshko Obradoviq.

Në një deklaratë me shkrim për mediat, Obradoviq megjithatë vlerëson se ftesa e Vuçiqit po e”përgatit publikun për njohjen e Kosovës si dhe largimin e Kosovës nga preambula kushtetuese” e që sipas tij do të kundërshtohet fuqishëm.