Vuçiq: Platforma e Prishtinës e bën të pakuptimtë dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me kryeministrin Belg, Charles Michel.

Lajme

24/04/2018 13:56

Ai pas këtij takimi ka folur edhe për të ardhmen e dialogut në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, ku deklaroi se platforma e prezentuar nga Kosova për dialogun me Serbinë, sipas tij është e pakuptimtë, transmeton lajmi.net.

“Politika e sotme e ka dhënë përgjigjen e saktë për këtë, platforma e prezentuar nga Prishtina e bën dialogun të pakuptimtë”, deklaroi Vuçiq.

Ai madje thotë se nëse kjo platformë është krejt çfarë ka për të ofruar Prishtina, atëherë nuk ka asgjë për të diskutuar.

“Nëse platforma e prezentuar nga qeveria e Kosovës është ajo se çfarë ata kanë për të ofruar për normalizimin e marrëdhënieve, atëherë nuk e di as përse ata dëshirojnë të dialogojnë”, deklaroi ai./Lajmi.net/