Vuçiq për Ushtrinë e Kosovës: Ata që njohën shtetin e Kosovës t’i bëjnë presion Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të ishte mirë që vendet të cilat kanë marrë pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës, që të bëjnë presion mbi Prishtinën që të sillet më seriozisht.

Lajme

22/05/2018 19:14

“A do të ishte hera e parë kjo që ata do të shkelin rregulloret e brendshme, të drejtën ndërkombëtare dhe të tregojnë se sa të fortë dhe të fuqishëm janë. I shqetësuar me gjithçka që bëjnë ata, por nuk jemi aq të frikësuar”, ka thënë Vuçiq, kur është përmendur Ushtria e Kosovës.

Tutje presidenti serb thotë se ata që e ndihmuan Kosovën për të shpallur pavarësisë është mirë të bëjnë preson që të jenë më të përgjegjshëm, transmeton lajmi.net.

“Do të ishte mirë për klientët e tyre që kanë marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, të ndikojnë te qytetarët që të sillen më seriozisht dhe më të përgjegjshëm, kjo është kërkesa jonë”, ka thënë mes tjerash Vuçiqi në Baku.

Vuçiq ka thënë se politika e Serbisë ka qenë  gabuar në të kaluarën dhe se edhe ata kanë lejuar të kryhen krime mbi qytetarët e tyre, çka ka shtuar se nuk do të ndodhë kurrë më. /Lajmi.net/