Vuçiq pas takimit me Thaçin: Shqiptarët i duan të gjitha, ne duam kompromis

Pas përfundimit të takimit me presidentin kosovar, Hashim Thaçi dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini, për media është deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

18/07/2018 11:25

Ai ka thënë se është kërkuar një marrëveshje e përbashkët për kompromis dhe të ruhet stabiliteti, raporton lajmi.net.

“Jemi pajtuar për dy gjëra, që të vazhdohet dialogu dhe të kërkojmë marrëveshje të përbashkët kompromisi. Gjeja tjetër është që të ruhet stabiliteti”, ka thënë ai.

Tutje, sipas tij, janë shqiptarët, duke përmendur presidentin Thaçi, se është ai që dëshiron gjithçka për Kosovën, ndërsa pala serbe po mundohet në të mirë të përgjithshme.

“Me një fjalë mund të them se shqiptari Thaçi dëshirojnë të marrë gjithçka për shqiptaret e Kosovës, ndërsa ne po mundohemi për marrëveshje kompromisi që të mos humb gjithçka dhe që t’i mbrojmë interesat e Serbisë dhe serbëve”, deklaroi me pas presidenti serb.

Sipas tij, “nuk janë bisedime te lehta në pozitën që jemi tash, por dëshirojmë që ta ruajmë paqen për të ardhmen e fëmijëve tanë”. /Lajmi.net/