Vuçiq pas dënimit të Mlladiqit: Mjaft më me hipokrizi!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas gjykimit të Ratko Mlladiqit nga Haga tha se nga sot të gjithë qytetarët e Serbisë duhet të shikojnë nga e ardhmja.

Lajme

22/11/2017 13:28

Ai vendimin e Gjykatës së Hagës me dënim me burg të përjetshëm ndaj Mlladiqit e quajti hipokrizi, ndaj edhe u është referuar ndërkombëtarëve që kjo hipokrizi do të ndalet ndaj Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Të mos ulim kokën, por të shkojmë në të ardhmen, të mendojmë se ku dhe si do të jetojmë ne dhe  fëmijët tanë, si do të ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon. Të mos jetojmë ë lotët e së kaluarës, por nga djersa krijojmë një të ardhme më të mirë të përbashkët”, tha Vuçiç, shkruan b92.

Tutje, Vuçiq ka thënë se Serbia ka respektua viktimat e vendeve të tjera, por nuk është se të tjerët kanë treguar respekt ndaj tyre, andaj kërkoj që tani të shikohet vetëm nga e ardhmja. /Lajmi.net/