Vuçiq paralajmëron serbët: Zgjidhja për Kosovën do të jetë e vështirë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Kosova ende nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit.

Lajme

25/05/2018 16:25

Vuçiq ka thënë se serbët duhet të mësohen që të jetojnë me standard të dyfishta.

Duke folur për Asociacionin ai tha se për këtë nuk po shfaqin interes vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Madje ai tha se interesi i këtyre shteteve është ta forcojnë pavarësinë e Kosovës.

“Interesi i tyre ka qenë që ta shtyejnë përpara pavarësinë e Kosovës, e i joni që ta mbojmë popullin tonë. Mos prisni shumë më mirë, do të jetë e vështirë”, tha Vuçiq.

Zgjidhje të vështirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq ka paralajmëruar gjithmonë në komunikimin publik. /Lajmi.net/