Vuçiq nuk përjashton përdorimin e forcës kundër Asociacionit të komunave shqiptare

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas lajmit për krijimin e Asocicacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës.

Lajme

11/09/2015 13:17

Gjatë një interviste dhënë dje në RTS, tha se “duhet të reagojmë me mençuri dhe urtësi, por nëse do të duhet, atëherë do ta tregojë forcën, dhe Serbia do të dijë mjaft mirë ta tregojë”.

Vuçiq e ka quajtur këtë si të parealizueshme pasi njëra nga këto komuna që pretendon të hyjë në këtë asociacion – Medvegja – sipas tij, është me vetëm 6 për qind shqiptarë.