Vuçiq nuk ndihet i lumtur që do të takojë Mustafën e Thaçin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në konferencën e fundvitit të Qeverisë së Serbisë, ka folur edhe për dialogun me Kosovën, i cili do të rifillojë më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. 

Lajme

27/12/2014 19:19

Vuçiq, ka bërë të ditur se më 9 shkurt të vitit të ardhshëm do të rifilloj dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të të dy shteteve do të priten në takim në Bruksel, nga përfaqësuesja e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogerini.

“Nuk jam i lumtur që po shkoj në Bruksel, por e kam për obligim”, ka thënë Vuçiq. 

Ai ka folur edhe rreth iniciativës së presidentit serb, Tomislav Nikoliq, për një plan të përbashkët të presidencës dhe qeverisë, për statusin përfundimtar të Kosovës. 

Vuçiq, ka thënë se gjatë javës ka biseduar dy herë për Kosovën me presidentin Nikoliq, për të cilin ka thënë se është i “vetëdijshëm me problemet e mëdha, me të cilat po përballemi”, duke shtuar se detyrë e tyre është t’i përmbahen Kushtetutës.