Vuçiq: Nuk ka dialog nëse Kosova nuk i heq taksat – Lajmi.net
Vuçiq: Nuk ka dialog nëse Kosova nuk i heq taksat
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:34, 8 November 2018
Presidenti serb Aleksander Vuçiq është deklaruar sonte pas takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se dialogu do të vazhdojë kur Kosova të tërhiqet nga vendimet e saj, siç i ka quajtur ai, të jashtëligjshme.

“Asnjëri prej nesh nuk do të paraqitet këtu derisa ata të nxjerrin vendime të jashtëligjshme,”, tha Vuçiq për RTS, transmeton lajmi.net

Vuçiq ka thënë se vendimi i Kosovës për tatimin shtesë mbi mallrat do të mbetet në fuqi dhe se Evropa nuk do të jetë shumë e shqetësuar në lidhje me këtë.

“Ajo që po ndodh nesër është e treta – evropianët po përpiqen të na nxjerrin jashtë rrjetit elektrik për Kosovën e Veriut, ilegalisht”, ka thënë më tutje Vuçiq.

Ai paralajmëroi gjithashtu për qëllimin e Prishtinës për të formuar një ushtri dhe për ta dërguar një garnizon drejt veriut, qe është në kundërshtim me marrëveshjën e Brukselit dhe marrëveshjen me NATO-n./Lajmi.net/ 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO