Vuçiq një ditë para takimit me Thaçin shkon në Paris, a do të diskutojë me Macronin për Kosovën? – Lajmi.net
Vuçiq një ditë para takimit me Thaçin shkon në Paris, a do të diskutojë me Macronin për Kosovën?
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:01, 12 July 2018
Të mërkurën më 18 korrik presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiq do të takohen në Bruksel për ta vazhduar dialogun.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e Federica Mogherinit, ku është bërë e ditur se do të diskutohet për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe zbatueshmërinë e tyre.

Por presidenti serb një ditë para takimit me Thaçin, ka një tjetër takim të rëndësishëm, tranasmeotn lajmi.net.

Ai do të shkojë në Paris ku do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Vuçiq ditë më parë e vlerësoi presidentin francez si një lider të madh.

Ky takim vie pikërisht në kohën kur dialogu po hynë në fazën finale dhe po përmendet arritja e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Duke pasur parasysh presionin e perëndimit, ky takim vjen në kohën më të vëshitrë për Serbinë. Kjo pasi pritet një marrëveshjeve përfundimtare, dhe klima është shumë  e ndryshme”, shkruan Telegrafi serb.

Sa i përket rrugës së vendeve të Ballkanit për në BE, Macron kohë më parë kishte thënë se zgjerimi duhet të paraprihet nga disa reforma të cilat duhet ta përfshijnë rajonin.

Macron si Kosovës ashtu edhe Serbisë i kishte kërkuar vazhdimin e dialogur deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO