Vuçiq nga Samiti i BE-së falënderon Spanjën për qëndrimin e saj ndaj Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bisedoi sot në Sofje me ambasadorin e Spanjës në BE, Pablo Garcia.

Lajme

17/05/2018 11:59

Ai ka falënderuar Spanjën për qëndrimin e saj ndaj Kosovës, transmeton lajmi.net.

Spanja është, i vetmi anëtar i Bashkimit Evropian, kryeministri i të cilës, Mariano Rajoy nuk po merr pjesë në samitin e BE-së – Ballkanin Perëndimor, por vendin po e përfaqëson ambasadorin Garcia.

Arsyeja e mungesës së Rajoy është Kosova. Kryeministri spanjoll kategorikisht refuzoi të ulen në të njëjtën tryezë me Hashim Thaçin apo ndonjë përfaqësuesi nga shteti i Kosovës.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Rajoy qëndroi dje në Sofje, kur u takua me udhëheqës vendas dhe mori pjesë në mbrëmjen festive./Lajmi.net/