Vuçiq nesër takohet me Mogherinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet të enjten me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Lajme

18/04/2018 17:09

Takimi do të fillojë në orën 18:00 ku më pas do të deklarime për media, ka njoftuar presidenca serbe, përcjell lajmi.net.

Mogherini viziton Beogradin pasi Komisioni Evropian publikoi raportin vjetor mbi përparimin e Serbisë dhe vendeve tjera kandidate për anëtarësim në BE.