Vuçiq nervozohet nga deklarata e ambasadorit britanik për Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është nervozuar nga deklarata e ambasadorit britanik në Beograd, Denis Kif, i cili tha se në debatin për ndarjen e mundshme ose ndryshimin e kufijve të Kosovës, duhet të mirren parasysh të gjitha çështjet, rreziqet dhe kostot për temat e këtilla.

Lajme

26/08/2018 19:23

Vuçiq duke i’u kundërpërgjigjur Kifit, ka thënë se për Serbinë ka sjellur shumë rrezik dhe kosto veprimi i Britanisë në vitin 2008, transmeton lajmi.net.

“Për serbët dhe Serbinë ka sjellur shumë rrezik dhe kosto çështja se pse ju i ndryshuar kufijtë në vitin 2008, dhe gjithashtu kur e shkatërruat Serbinë më 1991 dhe 1992”, ka thënë presidenti serb.

Sipas tij, Britania dhe fuqitë e mëdha nuk po duan që dikush të veprojë diçka pa dijeninë e tyre.

“Çdo 10 vite, kur  iu përgjigjet ju, mund t’i ndryshoni kufijtë, ndërkaq nëse dikush bënë diçka pa dijeninë tuaj, ju e komentoni me të madhe dhe thoni se do të paguhet kosto e këtij veprimi të rrezikshëm”, ka thënë Tutje Vuçiq.

E sipas Vuçiq, ai dëshiron të besojë se ambasadori britanik ka pasur qëllim të mirë kur e ka dhënë këtë deklaratë.

“Po pres të marr përgjigje pse i keni ndryshuar kufijtë në 2008 dhe brenda pak ditësh e keni njohur Kosovën e pavarur në kundërshtim me rezolutën 1244”, ka thënë ai.

Ndryshe, tash e një kohë shtete si Britania dhe Gjermania kanë paralajmëruar për pasojat që mund të vijnë në rast të korrigjimit të kufijve. Kundër kësaj ideje ka dalur haptazi edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel./Lajmi.net/