Vuçiq në panik, ja me kë është takuar pasi Kosova e formoi ushtrinë

Aleksandar Vuçiq ka pritur në takim ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Çepurin, pas vendimit të Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë në ushtri të armatosur.

Lajme

14/12/2018 21:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur në takim ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Çepurin, pas vendimit të Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë në ushtri të armatosur.

Çepurin ia ka përcjell mesazhin e Moskës, raporton “Tanjug”, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve, takimi i tyre ndodhi pas krijimit të ushtrisë nga Kosova. Çepurin në presidencën e Serbisë kishte mbërritur gjysmë pre para se Vuçiq t’i drejtohej opinionit në një konferencë për media.

Ambasadori rus, pas ardhjes në presidencën serbe, në pyetjen e “Tanjugut” se cila do të jetë tema e takimit me Vuçiqin, ka thënë se do t’ia përcjell mesazhin nga Moska. Takimi i tyre nuk ishte i paralajmëruar. /Lajmi.net/