Vuçiq merr mesazh nga Kina për vendimin e Haradinajt

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka marrë mesazh nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Wang Jia, ku thuhet se Kina mbështet Serbinë në dialogun me Kosovën për të gjetur zgjidhje.

Lajme

28/04/2017 13:47

“Pala kineze ka ndjekur me vëmendje procesin në lidhje me arrestimin e Haradinajt në Francë. Ne e kuptojmë shqetësimin e palës serbe për çështjen në lidhje me Kosovën dhe i mbështesim përpjekjet e Serbisë qw me dialog të arrihet zgjidhje politike. Gjithashtu, ne do të vazhdojmë të mbajë komunikim me Serbinë në lidhje me çështjen”, thuhet në mesazh, transmeton lajmi.net.

Mesazhi shton se “Kina dhe Serbia mbesin partner të plotë strategjik” dhe se të dy vendeve kanë besim të fortë të përbashkët politik. /Lajmi.net/