Vuçiq: Më së largu në fillim të prillit, Serbia propozon një zgjidhje për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka caktuar një afat kohor ku do ta propozojë një zgjidhje për Kosovën.

Lajme

19/02/2018 22:45

 

Ai ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë në fund të marsit ose më së largu në fillim të prillit.

“Duhet të jetë një kompromis. Nëse ne nuk flasim për këtë, do të kemi një konflikt të ngrirë”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net

Presidenti serb deklaroi se shqiptarët po duan Shqipërinë e Madhe, por kjo sipas tij nuk kontribuon në stabilitetin rajonal.

“Serbia nuk dëshiron Serbi të madhe, por duam ta ruajmë identitetin e serbëve. Ne kemi nevojë që ata të jenë të sigrutë”, tha Vuçiq në emisionin Cirilica.

Presidenti i Serbisë komentoi edhe deklaratat e Edi Ramës për një president të përbashkë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se pret një reagim më të fuqishëm nga ndërkombëtarët. /Lajmi.net/