Vuçiq: Me Asociacionin asnjë polic shqiptar s’mund të shkel në Veri

Kryeministri në largim i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se marrëveshja e arritur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ishte një marrëveshje shumë e mirë për Serbinë duke pasur parasysh rrethanat.

Lajme

30/05/2017 09:28

Ai ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Bruksel kanë siguruar që të gjithë policët në veri të Kosovës të jenë serbë dhe që asnjë shqiptar të mos mund të shkel në atë pjesë.

“Asociacioni është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit. Ne arritëm që të gjithë punonjësit e policisë të jenë serbë dhe asnjë shqiptar nuk do të shkel në veri”, ka deklaruar Vuçiq në një intervistë për TV Pink./Lajmi.net/