Vuçiq: Maqedonia do të votojë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se e dinë që Maqedonia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajme

22/08/2017 20:14

Siç ka thënë Vuçiq, tërheqja e diplomatëve serbë nga Maqedonia ka qenë mënyrë që Serbia t’i tregojë Shkupit se “e dimë çfarë po bëjnë”.

“E dimë çfarë po bëjnë, ne nuk ju dëshirojmë asgjë të keqe atyre, edhe pse e kanë pranuar Kosovën, edhe pse do të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se do të mbështesë çfarëdo vendimi të rëndë të Qeverisë së Serbisë nëse e sheh si të drejt, duke kujtuar në rastin e Francës.

“Edhe pse kishte të bënte me Francën, asgjë nuk ndodhi, por të paktën fytyrën e kemi ruajtur”, ka thënë ai.

Vuçiq në RTS ka deklaruar se për këtë nesër do të flas hapur me presidentin e Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të jenë, jo tamam fantastike dhe në nivelin me të lartë, por do të jenë marrëdhënie të mira.

“E si e kam ditur se ndërrimi i mendjes për UNESCO… Daçiqi u ka thënë, saktësisht u ka thënë, dhe për këtë prapë them se ata e dinë se çfarë dimë ne”, ka shtuar tutje ai. /Lajmi.net/