Vuçiq: Kosova është çështje kryesore në negociatat me BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Beograd, se vetëm Serbia në negociatat me Bashkimin Evropian, e ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, dhe se kjo nuk guxon të harrohet dhe për këtë arsye mendon se Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën.

Lajme

12/08/2017 19:24

Pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, Vuçiq tha se çështje kyçe është Kosova, e pastaj raportet e Serbisë me Rusinë, politika e jashtme, sundimi i i ligjit dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me të gjitha këto çështje.

“Serbia është në rrugën evropiane, sepse dëshirojmë t’i takojmë kësaj shoqërie”, tha Vuçiq dhe ka shtuar se “e dimë se kemi vështirësi, të cilat vendet e tjera nuk i kanë pasur, askujt nuk i bëhen pyetje të tilla sikur neve për Kosovën dhe këtë e kemi ditur, kjo nuk është risi”.

Mëtutje, Vuçiq tha se “këtë nuk guxojmë ta harrojmë”, raporton agjencia Beta nga Beogradi. /REL/