Vuçiq: Kam kërkuar që NATO të mos pakësojë praninë e saj në Kosovë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e sotëm me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jan Stoltenberg, në Bruksel, ka kërkuar që forcat e NATO-s të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

Lajme

15/11/2017 20:32

“Kam lutur Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg që, jo vetëm të mos tërhiqen forcat e NATO-s, por edhe të mos ndyshojë strukturën e saj në Kosovë”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve së bashku me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg.

Tutje, Vuçiq theksoi se me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, ka biseduar edhe për rolin e ushtrisë serbe në rajon, duke vënë theksin se “me xhelozi ruajmë funksionin neutral të forcave tona”, njoftojnë mediat serbe.

Ndër të tjera ai theksoi se ka falënderuar Sekretarin  e NATO-s, Stoltenberg, për rolin e NATO-s për ruajtjen e paqes e stabilitetit në Kosovë, transmeton RTK.

“Serbia ka interes të shumëfisht nga bashkëpunimi me forcat e NATO-s”, deklaroi ndër të tjera kryetari i Serbisë, Vuçiq.