Vuçiq: Ja ku e kam parë “sefte” Ramush Haradinajn?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinajn e ka parë vetëm një herë.

Lajme

13/09/2017 14:04

Sipas tij, “statusi i kriminelit të luftës për të mbetet”. Këtë Vuçiq e ka thënë pasi që është “akuzuar” nga televizioni serb N1 se po bashkëpunon me Haradinajn.

“Atë njeri e kam parë vetëm një herë, kur kam qenë në vizitë te Vojisllav Shesheli (i akuzuar për krime lufte në Bosnje dhe ish mentor dhe kryetar i Vuçiqit) në Hagë”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“Bile kur e kam parë ka qenë larg meje, pra nga largësia”, ka shtuar ai.

Ndërsa duke iu përgjigjur “akuzave” se po bashkëpunon me Haradinajn ai është përgjigjur: “Si mund të thotë dikush që po bashkëpunojmë, kur ne e akuzojmë për krime lufte? Kjo sigurisht atëherë është ‘bashkëpunim serioz’”, ka ironizuar Vuçiq. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Vuçiq: E mbështeta Listën Serbe për të hyrë në koalicion me Haradinajn