Vuçiq ia bën “follow” Pacollit në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duket se e ka bërë edhe një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Lajme

16/07/2018 15:23

Në rrjetin social Twitter ai ka filluar ta ndjek ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

Ditë më parë Pacolli ka thënë se Vuçiqin do ta kujtojë historia si liderin e parë i cili serbëve iu ka bërë të qartë se ekzistojnë dy të vërteta, shkruan lajmi.net.

“Aleksandar Vuçiq është njeriu që do ta kujtoj historia si liderin e parë serb i cili serbëve u ka thënë se ekzistojnë dy të vërteta –  se Kosova është një shtet që e ka shpallur pavarësinë dhe se është e vështirë që kjo të injorohet. Realiteti i dyte është se Serbia është shtet i fuqishëm dhe faktor i rëndësishëm në rajon”, është shprehur Pacolli.

Tutje, ai ka shtuar se Vuçiqi është njeriu i parë që ka ardhur në pushtetin serb dhe nuk ka thënë se ‘Kosova është e jona’.

Theksojmë se gjatë javëve të fundit Pacolli demantoi Serbinë për deklaratat se disa shtete kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës duke e konfirmuar se raportimet e tilla ishin të rreme./Lajmi.net/