Vuçiq i sigurt: Kosova nuk do të anëtarësohet në OKB

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është shumë i sigurt se Kosova nuk do të jetë pjesë e OKB-së, prandaj ka shprehur gatishmërinë të vë edhe bast.

Lajme

25/09/2017 13:19

Ai ka thënë se pa një marrëveshje paraprake ndërmjet dy vende, Kosova nuk do të sigurojë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Unë jam pothuajse i sigurt që nuk ka asgjë nga anëtarësimi i tyre në OKB, sidomos nëse ne nuk arrijmë marrëeshje. Dhe kjo nuk mund të arrihet në qoftë se dikush mendon se Serbia humb gjithçka, dhe shqiptarët fitojnë të gjitha”, tha presidenti serb, transmeton lajmi.net

Vuçiqi i ka cilësuar si “sorollatje” në korridoret e OKB-së, takimet e zyrtarëve të Kosovës me të shteteve tjera.

“Ne do të bëjmë punën tonë, dhe nuk do të vëjmë bast mbi ta”, deklaroi Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij,qeveria serbe nuk do të bëj biznes për shkak të rrethanave të brendshme të Kosovës. /Lajmi.net/