Vuçiq i reagon Thaçit: Pse të shkoj në Bruksel, nëse dëshironi të diskutojmë për kufij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Thaçi i cili dje tha se në Bruksel do të diskutohet për kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

21/06/2018 11:50

Vuçiq ka thënë se asgjë nuk mund ta detyrojë të dëgjojë deklarata të tilla, duke theksuar se nuk i pranon presionet.

Presidenti serb tutje deklaroi se nëse janë të gatshëm për komprmis, atëherë Serbia do të pranojë të diskutojë, transmeton lajmi.net.

“Nëse mendoni se ka grushte që më detyrojnë t’i dëgjoj deklarata e Thaçit dhe të tjerëve, mos më thërrisni. Nuk jam i fascinuar me këto ide dhe nuk frikohem. E keni gjetur njeriun e gabuar për presione, prandaj të mos humbasim kohë. Nëse jeni të gatshëm për kompromis, këtu jam”, deklaroi presidenti serb.

Ai gjithashtu ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, duke mos përmendur atë për Energji që Serbia tash e sa vite nuk e zbaton.

“Serbia nuk do të flasë, por nëse mendoni se mund të bisedoni me ne në mënyrë të tillë, do të shkojmë dhe do t’ju falënderojmë shumë mirë, e së pari t’i përmbushni marrëveshjen eBrukselit”, theksoi Vuçiq.

Ky reagim erdhi pas deklaratave të djeshme nga Thaçi.

“Do të insistojë që të jenë përfaqësuesit e NATO-s të involvuar në këtë proces. Vështirë e kemi me u marr vesh për çështje kufitare me Serbinë, por shpresojmë që ky proces të përfundojë mirë. Veriu është e metë e Beogradit, por Kosova duhet të punojë me përfaqësuesit ndërkombëtar”, kishte thënë presidenti i vendit Hashim Thaçi./Lajmi.net/