Vuçiq i organizon pritje madhështore Erdoganit në Beograd (Foto)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Serbi për takime me zyrtarët e këtij vendi dhe për ta vizituar rajonin e Sanxhakut, të banuar me shumicë myslimane, gjatë ditës së nesërme.

Lajme

10/10/2017 13:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i uroi mirëseardhje Erdoganit mbrëmë vonë në aeroportin e Beogradit, raporton DPA.

Delegacioni i Erdoganit, që përbëhet nga tetë ministra dhe 185 liderë biznesorë, dhe mikrpitësit vendës pritet të diskutojnë, pos tjerash, për projektin e gazit natyror dhe autostradën Beograd – Sarajevë.

Agjenda është e fokusuar në ekonomi dhe tregti, por Erdogani ndoshta mund të kërkoj mbyllje të shkollave dhe organizatave joqeveritare të ndërlidhura me rivalin e tij në ekzil, klerikun Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara.

vuci1 vuci2 vuci3