Vuçiq i nevrikosur në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, qorton serbët që e ‘lejuan’ të ndodhë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se disa nga serbët duhet të turpërohen sot pasi Kosova po e shënon 11 vjetorin e pavarësisë së saj.

Lajme

17/02/2019 14:32

Vuçiq ka theksuar se nuk mund të spekuloj se kur mund të arrihet një marrëveshje me Kosovën e aq më pak sot kur po e feston 11 vjetorin e pavarësisë së saj.

“Ndërsa Prishtina feston 11 vjet pavarësi, Serbia po përpiqet të ruaj interesat e saj si dhe paqen e stabilitetin. Shpresoj se disa në vendin tonë të cilët nuk mundën ta parandalojnë pavarësinë e Kosovës të heshtin të paktën 24 orë”, ka thënë Vuçiq gjatë një konference në Mynih, transmeton lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se shqiptarët e diasporës po lobojnë edhe me para për Kosovën.

Sa i përket deklaratës të kryeministrit shqiptar, Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Vuçiq ka thënë se nuk është hera e parë që dëgjon deklarata të tilla mirëpo nuk duhet të rrinë dhe të presin se si do e vazhdojnë politikën. /Lajmi.net/