Vuçiq: Gjermania nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në Munchen me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass.

Lajme

15/02/2019 23:11

Ai ka thënë se është falënderues që Gjermania të pranojë ta dëgjojë Serbinë, për shkak të pozicionit të fortë mbështetës të Berlinit për pavarësinë.

“Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë, dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur, dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi.

“Kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi. Nuk është kështu, ata [Gjermania] thjesht nuk duan që të ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai.