Vuçiq flet për “telefonatën misterioze” me Prishtinën që bëri të lirohet Gjuriq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sonte në televizionin Prva gjerë e gjatë pas bisedës telefonike që e pati me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lajme

28/03/2018 22:52

Ndër tjerash, Vuçiq ka edhe për “një thirrje telefonike” e cila ka ndodhur pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë dhe sjelljes së tij në Prishtinë, duarlidhur dhe kokulur.

Sipas tij, thirrja është bërë në Prishtinë, por pa e specifikuar se me kë ka biseduar.

“Ju thash para dy ditësh (të hënën) se kanë afat deri në orën 8 e 30 (20:30)”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“Ju thash se keni afat deri në gjys në tetë që të ‘tërhiqen’, dhe u ‘tërhiqen’ në 19 e 20 duke e kthyer Marko Gjuriqin në Serbi”, tha ai.

Në këtë mënyrë ai e ka sqarua pak atë që Gjuriq e kishte thënë se “një telefonatë” në Prishtinë e ka ndaluar “terrorin më të madh ndaj tij”.

“U desh të ‘tërhiqen’ pas atij momenti”, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët u deshtë të tërhiqeshin edhe kur herën e kaluar “njëjtë i ka paralajmëruar”.

Vuçiq ka shtuar se “i kemi dhënë vetës garanci që njësitë ROSU më nuk do të vijnë në veri të Kosovës. /Lajmi.net/

Lexoni se si Vuçiq ishte gati ta niste ushtrinë dhe policinë drejt Kosovës. A ishte ky kërcënim përmes telefonit në Prishtinë që Gjuriq u lirua?:

Vuçiq e thotë hapur dhe zyrtarisht: Mendoja ta nisja ushtrinë dhe policinë në Kosovë